Site icon Telegrafi

Apel për ndihmë, Eduarta Sokolaj nga Deçani ka nevojë për trajtim jashtë vendit

Eduarta Sokolaj nga komuna e Deçanit është diagnostikuar me sëmundjen Ewing Sarcoma, e cila është një lloj kanceri që fillon si një rritje e qelizave në kocka dhe indeve të buta rreth eshtrave.

Familjarët e Eduartës kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtimin e vajzës së tyre jashtë vendit, pasi që kostoja e trajtimit mjekësor kap vlerën e 200 mijë eurove.

Si rrjedhojë qytetarët e Deçanit dje kanë nisur një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Eduartës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Ju njoftoj se sot, ka filluar aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Eduarta Sokolaj, në qendër të qytetit të Deçanit. Për shërimin e saj nevojiten 200.000 euro dhe kjo shumë është e papërballueshme për familjen”, ka shkruar Ramosaj.

Ramosaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë në mbledhjen e këtyre mjeteve.

“Andaj kërkoj nga të gjithë ju që me mundësitë e juaja të kontribuoni në mbledhjen e këtyre mjeteve për shërimin e Eduartes. Ta ndihmojmë së bashku!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version