Site icon Telegrafi

Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Spitali i Përgjithshëm "Rezonanca" /Foto: Ridvan Slivova/

Mes shumë të pranishmëve të hënën u mbajt hapja solemne e Spitalit të Përgjithshëm, “Rezonca 2”  i cili do të ofrojë shërbime të përgjithshme brenda 24 orëve me aparatura më të avancuara e moderne.

Gjatë hapjes solemne, Rektori i Kolegjit “Rezonanca”, Prof. Dr. Arian Idrizaj, tha se pas një investimi shumë të madh, tashmë kanë pajisjet më bashkëkohore, stafin më të përzgjedhur nga vendi dhe jashtë, të cilët do të jenë pjesë e shtëpisë së madhe –“Rezonanca”.

Ai tregoi se “Rezonanca” ka një staf prej rreth 700 punëtorëve në të gjitha pikat e saj.

Prof. Dr. Arian Idrizaj, Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca” /Foto: Ridvan Slivova/

E, sa i përket Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, ai tha se departamentet të cilat do të inkuadrohen brenda këtij institucioni do të jenë deficitare në Kosovë.

“Me shumë mund kemi arritur që të sigurojmë dhe mjekë nga jashtë për të kryer shërbime të cilat janë në mungesë të madhe në vendin tonë. Kemi shumë shërbime, sikur ato onkologjike, pastaj gjenetike dhe disa lëmi deficitare, të cilat do të jenë risi në vendin tonë”, u shpreh Idrizaj.

Prerja e shiritit të Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca” /Foto: Ridvan Slivova/

“Ndjejmë një kënaqësi të veçantë kur ofrojmë mundësi të reja pune, hapim dyert duke ofruar shërbime kualitative, duke konkurruar në treg që të jemi liderë në vend dhe shtetet e rajonit”, tha Prof. Dr. Arian Idrizaj.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, njëherësh specialist i Neurologjisë, dr.Nazim Dakaj për Telegrafin tha se në Spitalin e Përgjithshëm, “Rezonanca 2” ofrojnë shërbime internistike dhe kirurgjike.

Nazim Dakaj, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2″ /Foto: Ridvan Slivova/

“Shërbimet internistike ofrohen gati të gjitha. Do t’i kisha veçuar kardiologjinë edhe gastroenterologjinë, të cilat i kemi avancu pak më shumë sesa të tjerat. Sa i përket kardiologjisë, jemi të kompletuar me të gjitha gjërat që mund të bëhen për kardiologji, përveç kardiokirurgjisë së operacioneve të hapura të zemrës nuk i bëjmë.

Bëjmë vizita kardiologjike, EKG, ultrazë të zemrës, ergometri edhe koronarografi”, shpjegoi Dakaj.

Ndërsa, radiologia Serbeze Kabashi – Muçaj tha se në “Rezonanca 2” ekzistojnë pajisjet diagnostike të teknologjisë më të fundit, e të cilat siç tha “shërbejnë për të gjitha llojet e patologjisë”.

Serbeze Kabashi-Muçaj, radiologe /Foto: Ridvan Slivova/

Edhe kardiologu, Agim Krasniqi tregoi se në “Rezonca 2”, është laboratori i Kardiologjisë Invazive.

Agim Krasniqi, kardiolog /Foto: Ridvan Slivova/

“Këtu mund të realizojmë edhe katerizimin e arteries së majtë dhe të djathtë të zemrës. Tash për tash është një ndër laboratorët më të avancuar në Kosovë me aparaturat më moderne dhe i ka ato benefitet e veta, pasi ka rrezatim shumë pak si për personalin mjekësor ashtu dhe për pacientët që ndoshta duhet të qëndrojnë një apo dy orë gjatë intervenimit”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version