Site icon Telegrafi

Antikorruspioni vazhdon të mbrojë Zvrlevskin

Komisioni për antikorrupsion në mbrojtje të prokurorit tanimë të shkarkuar Marko Zvrlevski. Nga ky komision qëndrojnë bindur se mendimi i tyre rreth shkarkimit të kryeprokurorit nuk është ndërtuar tani nga kjo përbërje e këtij komisioni, por kjo ekziston më shumë se 5 cikle zgjedhore, njofton Alsat M.

”Atë që e dha komisioni si qëndrim, nuk është krijuar tani si qëndrim , ky qëndrim është krijuar para pesë cikleve zgjedhore po edhe nga koha e kolegëve që kanë qen këtu para nesh dhe ne vetëm e vazhduam atë që komisioni e kishte ndërtuar si qëndrim”, deklaroi Igor Tanturovski, kryetar antikorrupsionit.

Komisioni për anti korrupsion gjatë seancën së sotme ka shqyrtuar edhe vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjensionit për Planifikim Hapësinor në Shkup, Lupçe Gjorgjieski, i cili është shkarkuar në ditën e nënshkrimit të zgjedhjeve lokale. Anëtarja e e këtij komisioni Zhaklina Donçevska tha se tanimë ish drejtori i Agjencionit është shkarkuar në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me kodin penal.

”Me datë 17.08.2017 nga ana e qytetarit Lupço Gjorgjievski nga Shkupi është sjell një ankesë më të cilën thuhet se vendimi për shkarkimin nga posti I drejtorit të Agjensionit për Planifikimi Hapësinor të sjell me datë 06.08 të vitit 2017 nga bordi I Agjensionit gjegjësisht më datë kur janë nënshkruan edhe zgjedhjet lokale është e jashtëligjshme ose në kundërshtim me kodin penal dhe rregulloren e KSHZ-së”, deklaroi Zhakilina Donçevska, antare e komisionit për antikorrupsion.

Megjithatë Komisioni për Antikorrupsion me shumicë votash vendosi që të ndërtoj mendim rreth shkarkimit të Gjorgjievskit, pasi për këtë lëndë Agjensioni për Planifikim Hapësinor të dërgojnë dokumentacionet e nevojshëm që kanë të bëjnë me shkarkimin e tanimë ish drejtorit Gjorgjievski. /Telegrafi/

Exit mobile version