Site icon Telegrafi

Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

Ansu Fati u rikthye te Barcelona pas huazimit te Brightoni, por duket se ai do të qëndroj vetëm edhe disa muaj te kjo skuadër.

Trajneri gjerman Hansi Flick i ka dhënë disa minuta sulmuesit, megjithatë Fati nuk ka arritur të bëj asgjë të jashtëzakonshme në fushë.

Fati nuk bën pjesë më në planet e trajnerit gjerman i cili ia ka kumtuar këtë vet sulmuesit.

Lexo po ashtu Barcelona do ta shesë yllin e skuadrës gjatë janarit pasi ai nuk bën pjesë në planet e Flick

Kësisoj mediat spanjolle kanë raportuar se largimi i tij nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit është i sigurt.

Por e ardhmja e Fatit pritet të jetë sërish në La Liga, pasi ai pritet të vazhdoj karrierën te Sevilla.

Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e lojtarit si huazim te Sevilla për gjashtë muaj, në mënyrë që ai ta rikthejë formën më të mirë. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version