Ansu Fati duket pothuajse i sigurt se do të largohet nga Barcelona këtë javë, me 20-vjeçarin që ka pranuar se nuk ka vend në planet e Xavi Hernandez këtë sezon.
Disa klube thuhet se kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Fatit, me skuadra si në Spanjë ashtu edhe në Angli.
Megjithatë, duket se Fati do të shkojë në Brighton and Hove Albion – kundër dëshirës së babait të tij, i cili donte që djali i tij t’i bashkohej Sevillas.
BREAKING: Brighton are closing in on Ansu Fati deal as Barça are prepared to accept the formal proposal received on loan 🚨🔵 #BHAFC
Ansu Fati has accepted Brighton as destination — De Zerbi, key factor.
Final green light soon and then here we go ⏳🇪🇸 pic.twitter.com/aHFWZcCIER
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Fati ka zgjedhur të bashkohet me Brightonin, duke refuzuar Tottenham Hotspur, ku pritej të transferohej.
Barcelona mendon se dërgimi i Fatit në huazim është një situatë ideale dhe Brighton mund të jetë destinacioni i përsosur.
Ansu Fati to Brighton, here we go! Deal in place between #BHAFC and Barça as revealed earlier, verbal agreeement now done 🚨🔵✨
◉ NO buy option clause.
◉ Loan deal until June 2024.
◉ Main part of salary covered.Travel booked on Thursday, Brighton want it signed ASAP. ⭐️ pic.twitter.com/1yHKYArJ9I
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023
Klubi katalanas do të marrë një tarifë huazimi, si dhe do t’i heqë qafe pagat e tij, por pa e humbur fare.
Ata gjithashtu do të shpresojnë se ai mund të përmirësohet si lojtar gjatë sezonit 2023/24 dhe të kthehet një lojtar më i rritur në Camp Nou. /Telegrafi/