Site icon Telegrafi

Ankthi mjedisor dhe tejkalimi i tij

Miradije Statovci
Psikologe Klinike
Poliklinika “Galaxy”, Prishtinë

Asnjëherë më parë rubrikat e portaleve/gazetave dhe lajmet televizive nuk kanë qenë të mbushura me fatkeqësi mjedisore dhe numri i atyre që pikërisht për këtë ndjejnë shqetësim, që shkakton shqetësime dhe funksionim të përditshëm, s’ka qenë kurrë më i madh.

Me fjalë të thjeshta, ankthi është një ndjenjë e përgjithshme e keqe.

Ankthi mjedisor nuk njihet si një gjendje ose çrregullim mjekësor, por është një ndjenjë jashtëzakonisht e thellë e pafuqisë dhe zhgënjimit për shkak të përvojës së paaftësisë personale për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në ndalimin e ndryshimeve.

Tashmë po i ndjejmë pasojat e ndryshimeve të mjedisit, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm apo jo. Një mënyrë për t’u marrë me ankthin mjedisor është të rivendosim një ndjenjë personale të kontrollit mbi mjedisin.

Është më e lehtë ta përshkruajmë atë si një mënyrë të përhershme të të menduarit për rezultatet dhe rrethanat negative, pavarësisht nga situata dhe realiteti në të cilin ndodhet një person.

Sa më shumë të jenë njerëzit në frikë, aq më i ngushtë është fokusi i tyre dhe aq më pak e perceptojnë objektivitetin e realitetit.

Ashtu siç kemi mësuar të mendojmë në mënyrë negative e te jemi pesimistë ,mund të mësojmë të përshtatemi dhe të jemi optimist, në pikëpamje e të njëjtit realitet”. “Vetëkoncepti dhe vetëvlerësimi janë baza e lirisë së mendimit dhe sjelljes”

Sa më shumë që jemi në kontakt me veten, jo me qëndrimin e imponuar nga mjedisi dhe jemi të vetëdijshëm për vlerën tonë, fitojmë lirinë për t’u përshtatur dhe fleksibilitet për çdo situatë në të cilën ndodhemi.

Të ndërgjegjësohemi se ne rritemi duke ndryshuar edhe se ndryshimi ndonjëherë nuk është i këndshëm, por është i nevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version