Site icon Telegrafi

‘Anija fantazmë’ e luftës së dytë botërore shfaqet në një liqen të Kalifornisë, i habit zyrtarët e shtetit

Ulja e niveleve të ujit në të gjithë perëndimin e Amerikës – simptoma të thatësirës rekord të rajonit – kanë zbuluar një tjetër artefakt.

E quajtur “Ghost Boat” nga zyrtarët, trupi i kalbur i një anije Higgins të luftës së dytë botërore, e përdorur për transportimin e trupave në beteja dhe në plazhet jashtë shtetit, filloi të del nga thellësitë e Lake Shasta vjeshtën e kaluar.

Nivelet e ujit kanë rënë mjaftueshëm këtë vit për ta nxjerr të gjithë trupin e anijes, përcjell Telegrafi.

Por se si përfundoi ajo në rezervuarin më të madh të Kalifornisë, dhe e varrosur në thellësi për dekada të tëra, mbetet e paqartë.

“Rrethanat e mbytjes së saj mbesin mister”, shkruan në një postim në Facebook gjatë së dielës zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Pyjeve bashkë me zyrtarët e parkut kombëtar Shasta-Trinity, duke përfshirë edhe foto të zbulimit historik i vendosur në majë të dheut të çarë dhe të tharë në shtratin e liqenit të tharë, raporton The Guardian.

Numrat e vizatuar në trupin e anijes tregojnë se ajo ishte caktuar si pjesë e Attack Transport USS Monrovia, e përdorur si shtab qendror i Gjeneralit George Patton në okupimin e Sicilisë në vitin 1943.

“Eisenhower gjithashtu kishte hipur në këtë anije gjatë asaj kohe, dhe pastaj u përdor edhe për pushtimet e D-Day në paqësor” thanë zyrtarët në postimin e bërë, duke thënë se mund të jetë përdorur në pushtimin e Tarawa, dhe se “ishte fundosur në ujë gjatë atij pushtimi”, por më vonë ishte rikuperuar.

E klasifikuar si anije transportuese për sulm në vitin 1943, sipas NavSource, një faqe historike e drejtuar nga disa vullnetar, anija kishte fituar 7 yje për beteja gjatë luftës, por që gjatë vitit 1969 ishte shitur për hekur.
Prapëseprapë, fati i USS Monrovia dhe historia e tij e shquar bën pak për të hedhur dritë mbi mënyrën se si anija e vogël Higgins shkoi nga betejat e Evropës në fund të liqenit Shasta.

Exit mobile version