Rreth 18 njerëz pësuan lëndime të vogla nga një shpërthim në bordin e një anije të Marinës amerikane në San Diego, thanë zyrtarët amerikanë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja ndodhi të dielën në anijen e USS Bonhomme Richard, tha Mike Raney, një zëdhënës i Forcës Detare Flotës të Paqësorit në SHBA.
Rreth 18 persona u shtruan në spital, si pasojë e këtij shpërthimi, megjithëse gjendja e tyre është stabile.
SDFD is assisting on this fire on board the USS Bonhomme Richard. We are in unified command (partnered) with Federal Fire. #shipfire
— SDFD (@SDFD) July 12, 2020
Më parë zyrtarët raportuan se të paktën një person kishte nevojë për trajtim urgjent, pas thithjes së tymit.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin, ndërkaq ende nuk e dihet se çka mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Rreth 160 marinarë dhe oficerë ishin në bord, tha Raney – shumë më pak se zakonisht kur anija është në detyrë. /Telegrafi/