Site icon Telegrafi

‘Anija më e madhe e lundrimit në botë’ me vlerë 1,4 miliard euro mund të shitet për skrap

Një nga anijet turistike më të mëdha të të gjitha kohërave përballet me shitjen për skrap para se të dalë në det të hapur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Global Dream II do të kishte qenë në gjendje të transportonte 9,000 njerëz dhe deri më tani ka kushtuar 1.4 miliard euro deri më tani për t’u ndërtuar.

Anija me 20 kuverta përmban një kinema luksoze në bord dhe “krenohet” me një park ujor në natyrë.

Ndërtuesit e anijeve gjermano-Hong Kong MV Werften pothuajse përfunduan ndërtimin kur kompania paraqiti kërkesën për falimentim në fillim të 2022.

Deri më tani, ende nuk është gjetur një blerës për anijen rreth 340 metra, që do të thotë se ajo mund të përfundojë duke u shkatërruar.

Në strukturë gjithçka është në rregull, megjithëse nevojitet akoma më shumë punë në disa pajisje dhe objekte të pasagjerëve.

Ndërkohë “motra” e anijes gjigante, Global Dream, është gjithashtu në treg.

Të dyja varkat po ruhen në një kantier detar në Wismar, Gjermani, ndërsa kompania kërkon një blerës.

Dhe hapësira ku ato qëndrojnë i është shitur njësisë detare të Thyssenkrupp për të ndërtuar anije ushtarake, tha administratori i MV Werften, Christoph Morgen.

Kjo do të thotë se dyja do të duhet të jenë jashtë nga ky vend në vitin 2023.

Megjithatë, ka ende disa shpresa për të ardhmen e Global Dream II, me një kompani potencialisht të interesuar për ta blerë atë për tregun kinez të lundrimit.

Por operatorët e lundrimit janë goditur rëndë nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, së bashku me pjesën tjetër të industrisë globale të udhëtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version