Site icon Telegrafi

Andi Zeqiri nuk ndalet me fanellën e Zvicrës U21, shënon golin e nëntë në këto eliminatore

Zeqiri është një prej të rinjve më të talentuar në futbollin evropian dhe këtë po e dëshmon edhe me fanellën e Zvicrës U21.

Sulmuesi që nënshkroi me Brighton muaj më parë, ka qenë i lidhur edhe me Kosovën.

Andi Zeqiri ka realizuar një gol tjetër me U-21 e Zvicrës në fitoren 3-0 ndaj Lihtenshtajnit.

Zeqiri realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 42-të.

Ky ishte goli i tij i nëntë në këto eliminatore, duke bërë që ai të garojë me emra si Edëard Nketiah. /Telegrafi/

Exit mobile version