Brighton ka kaluar në 1/16 në EFL Cup, duke mposhtur Cardiffin si mysafir me rezultat 2-0.
Në këtë ndeshje ishte protagonist sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje.
Ky ishte goli i parë i Zeqirit me fanellën e Brighton.
Zeqiri ka kaluar në Angli vitin e shkuar, ku është duke u adaptuar në klubin e ri.
Sulmuesi kërkohet nga Kosova tash e një kohë, ndërsa ai ende është duke pritur ftesën nga Zvicra. /Telegrafi/