Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin ” Constant Vanden Stock” të skuadrës belge Anderlecht me rezultat 2-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e mori futbollisti i mysafirëve.
Corentin Tolisso ishte lojtari i ndeshjes me një gol dhe një asist dhe për këtë u vlerësua me notën 8.5.
Edhe prej skuadrës triumfuese doli lojtari më i dobët, ku Mats Hummels ishte me notën 5.9.
Pas kësaj, Bayern zë vendin e dytë me 12 pikë në grupin B ndërsa Anderlecht nuk ka fituar asnjë pikë deri më tani. /Telegrafi/
Anderlecht
Bayern Munich