Edhe një herë Carlo Ancelotti ka testuar formacionin e tij të ri diamanti 4-4-2 në Real Madrid, siç konfirmohet nga Relevo.
Trajneri italian testoi përsëri sistemin e ri gjatë një ndeshje stërvitore me dyer të mbyllura të hënën me Arda Guler dhe Brahim Diaz.
Është e qartë se Jude Bellingham është njeriu që Ancelotti dëshiron në krye të sistemit të diamantit.
Ky formacion do të bëhet i njohur publikisht kur Ancelotti ta përdorë gjatë turneut parasezonal të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
Më poshtë mund të shikoni se si mund të rreshtohet skuadra spanjolle për sezonin e ri, duke ditur se më shumë cilësi posedojnë në mesfushë se sa në sulm. /Telegrafi/