Site icon Telegrafi

Ancelotti ‘godet’ kritikët, i mjafton të ndihet i vlerësuar nga klubi dhe lojtarët

Carlo Ancelotti ka folur për disa tema kryesore në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Real Madridit në La Liga kundër Girona të dielën.

Trajneri trajtoi kritikat me të cilat është përballur muajt e fundit dhe pozicionin e tij në klub.

Ai ka thënë se i mjafton të ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit dhe lojtarët e tij, duke mos i përfill kritikat e pavend.

“Ndihem shumë i vlerësuar nga klubi dhe nga lojtarët e mi. Kjo është më se e mjaftueshme për mua”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Nuk mund t’i bëj të gjithë të lumtur. E rëndësishme është që klubi, lojtarët dhe tifozët të jenë të kënaqur me punën time”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Ndryshe, Real Madridi gjendet në vendin e dytë në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën lidere, teksa ka kaluar në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version