Veterani i Real Madridit, Nacho Fernandez, e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë si kapiten i ekipit mbrëmjen e së shtunës, duke realizuar një prej ëndrrave të tij të fëmijërisë, por kjo duket se ka qenë gjëja e fundit që do të bëjë për ‘Los Blancos’.
34-vjeçari ishte shumë pranë largimit verën e kaluar, por situata mori një kthesë tjetër dhe ai vendosi që të qëndronte në ekip.
I njëjti skenar duket se do të përsëritet sërish edhe gjatë këtij viti siç qëndrojnë gjërat. Trajneri Carlo Ancelotti insistoi rreth dy javë më parë se Nacho ende nuk e ka marrë vendimin final, dhe raportohet se e kishte pyetur Nachon në lidhje me vendimin e tij pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, gazetari Matteo Moretto ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket situatës së spanjollit dhe ai pritet të largohet nga Real Madridi.
Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose transferimi në Superligën e Arabisë.
Nacho ka qenë pjesë e Real Madridit gjatë tërë karrierës së tij, duke u bërë pjesë e ekipit të parë për herë të parë në vitin 2012.
Që nga atëherë ai ka qenë një lojtar formacioni, ndonëse ka luajtur shumë ndeshje nga minuta e parë gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë dy ndeshjet gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut dhe finalen ndaj Borussia Dortmundit.
Sidoqoftë, konkurrenca pritet që të rritet përsëri, me David Alaba dhe Eder Militao që do të kthehen në gjendje optimale fizike, ndërsa ‘Los Blancos’ janë duke konsideruar një lëvizje për talentin e Lille, Leny Yoro./Telegrafi/