Site icon Telegrafi

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t’ia lë në dorë Ukrainën, Evropës – ata kanë punë me Kinën

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tashmë gjendet për herë të parë në selinë e NATO-s në Bruksel.

Analisti ushtarak britanik, Sean Bell, thotë se Evropa duhet të presë që SHBA-ja t’ia lërë asaj pjesën më të madhe të barrës për Ukrainën – ndërkohë që Uashingtoni kërkon të zhvendosë vëmendjen diku tjetër.

“Hegseth ka ardhur dhe ka thënë që prioriteti amerikan është qartë Kina – ai po përpiqet të thotë, shihni, Evropa, filloni të përqendroheni tek Rusia”, thotë analisti, shkruan skynews.

Hegseth ka të ngjarë të përsërisë atë që thotë shefi i tij, Donald Trump, për nevojën që aleatët e NATO-s të rrisin kontributet e tyre për shpenzimet, thotë Bell.

Ai shton se ka një pikëpamje në Uashington që, me planin e presidentit amerikan, Donald Trump për “ta bërë Amerikën përsëri të madhe,” pyetja është “pse po paguajmë për këtë ombrellë mbrojtëse kur shtetet e tjera nuk po përmbushin objektivin e [2 për qind të GDP-së për mbrojtjen]?”

Tetë nga 32 shtetet e NATO-s nuk po munden të arrijnë këtë objektiv shpenzimesh prej 2 për qind në mes të vitit të kaluar, por të dhënat zyrtare për vitin 2024 ende nuk janë plotësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version