Analisti Marlind Laçi është shprehur së fundmi për Euronews Albania se Kosova duket se është në një udhëkryq ku i mbeten sipas tij vetëm dy mundësi: ose të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë.
Ai shtoi se shteti i Kosovës i vetëm e ka të vështirë të rezistojë.
“Na thuhet gjithmonë nga ndërkombëtarët që juve (Shqipëria) jeni faktor stabiliteti dhe paqe. Që të jesh faktor stabiliteti dhe paqe, duhet të jesh një shtet i fuqishëm ushtarakisht që vendet fqinje, Serbia apo Greqia nga ana tjetër, të mendohen dy herë para se të ngrenë retorikën politike në një nivel eskalues”, tha analsiti.
“Kështu që Serbia mbetet gjithmonë një rrezik permanent. Duke parë atmosferën politike në vend por edhe në Kosovë, duket që Kosova është në një udhëkryq: Ose të bashkohet me Shqipërinë, ose të bashkohet me Serbinë”, tha Laçi. /Telegrafi/