Përdoruesit aktivë të Instagramit, kalojnë rreth 48 minuta në ditë për të bërë një fotografi.
Fjalia më e zakonshme gjatë përpjekjes për fotografinë perfekte apo një foto të nga dikush tjetër, është : “Prit të dal nga ana ime më e mirë”.
Të gjithë mendojmë se njëra anë e fytyrës është më tërheqëse se tjetra, por për ata që s’i kanë këto mendime, diçka e tillë shpesh mund të perceptohet si një fiksim i kotë.
Pra, si është e vërteta?
Profesorë në universitetin e Melburnit, pas një studimi të kryer me përdorues aktivë të rrjeteve sociale, arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre preferonin të nxirrnin më shumë anën e majtë të fytyrës nëpër foto. Në fakt, kjo anë perceptohet si më tërheqësja nga shumica e njerëzve.
Pse ndodh kështu?
Sipas kërkuesve kjo anë e fytyrës shpreh më shumë emocione se tjetra dhe ata e shpjegojnë duke bërë lidhjen e mënyrës se si ndjesitë procesohen në tru.
Në anën e djathtë të trurit, ku kontrollohen muskujt e anës së majtë dominojnë emocionet. Ky mund të jetë shkaku kryesor pse njerëzit në mënyrë instiktive shfaqin anën e tyre të majtë sa herë u kërkohet të pozojnë për foto më shprehëse dhe anën e djathtë për një foto që kërkon t’i “fshehë ndjesitë”.
Edhe piktorët zgjedhin gjithnjë që portretet e tyre t’i pikturojnë duke shfaqur anën e majtë të fytyrës. /Anabel/Telegrafi/