Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar (Foto)

2018/01/WesleySneijder-joland-e1515405608271.jpg
160:"during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between the Netherlands and Luxembourg held at De Kuip or Stadion Feijenoord on June 9, 2017 in Rotterdam, Netherlands.
19:"Dean Mouhtaropoulos

Ish-futbollisti i Interit dhe Real Madridit, Wesley Sneijder, ka nënshkruar për klubin nga Katari, Al-Gharafa.

Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin e tij të ri.

(Foto: Twitter)

33-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me Galatasarayn në muajin korrik, ndërsa së fundmi i ka zhvilluar katër ndeshje me klubin francez, Nice.

"Është një aventurë e këndshme dhe një sfidë argëtuese", ka deklaruar Sneijder për RTL Boulevard.

"Jam vërtet i lumtur që po e nis këtë së bashku me familjen time", ka shtuar ai.

Te Al-Gharafa, mesfushori do të bashkohet me ish mesfushorin e Manchester Cityt, Vladimir Weiss.

(Foto: Twitter)

Klubi i tij është i shtati në Ligën e Yjeve, në të cilën marrin pjesë vetëm 11 skuadra.

Gjatë karrierës, Sneijder ka fituar tituj në Holandë, Itali dhe Spanjë, ndërsa i ndihmoi Interit ta fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2010. /Telegrafi/