Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Rudiger nënshkruan me Romën

2016/05/romak-1.jpg
13:"LUCIANO ROSSI

Roma ka nënshkruar edhe zyrtarisht me qendërmbrojtësin Antonio Rudiger.

Ky i fundit ishte i huazuar nga skuadra e Stuttgartit dhe ka lënë mbresa te skuadra italiane.

Romakët paguan nëntë milionë euro për shërbimet e reprezentuesit gjerman, transmeton Telegrafi.

Ai ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me skuadrën e Serie A gjersa është në përgatitje me skuadrën gjermane për evropianin e futbollit France 2016.

Reprezentuesi gjerman ka qenë i lidhur me një kalim edhe te Chelsea. /Telegrafi/