Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Rincon kalon te Torino

2017/02/rincon.jpg

Juventusi e ka konfirmuar shitjen e Tomas Rincon të skuadra rivale e Torinos.

Lojtari është larguar nga Juve pas vetëm gjashtë muajsh kur erdhi nga Genoa.

Rincon fitoi me Juventusin titullin, Kupën dhe doli i dyti në Ligën e Kampionëve.

Mësohet se Juventusi do t fitojë 8 milionë euro nga shitja e tij.

Juventusi i ka uruar më të mirat lojtarit në aventurën e re. /Telegrafi/