Zyrtare: Real Madridi blindon Carvajalin (Foto)
17/09/2017
Real Madridi ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e tyre të djathtë, spanjollin Dani Carvajal.
Carvajal është njëri nga lojtarët më të mirë të Mbretërve në sezonet e fundit.
Paraqitjet e tij të mira dhe kombësia spanjolle kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë blindimin për të.
Kështu edhe ka ndodhur pasi Reali ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Carvajal.
Mbrojtësi spanjoll ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite tjera dhe do jetë pjesë e Reali deri në qershor të vitit 2022.
Konferenca për media do të bëhet nesër (e hënë) në objektet e stadiumit Santiago Bernabeu nga ora 14:00. /Telegrafi/


