Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Liverpooli kompleton transferimin e Adam

2016/01/f.0708120318609_m.jpg

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit, ndërsa vetë lojtari është i shprehur i ngazëllyer me këtë hap të tij.

“Jam absolutisht i ngazëllyer që jam këtu. Ka qenë një proces i gjatë, por tash mezi pres të filloj dhe shpresoj se do të jetë një periudhë e suksesshme në karrierën time dhe në historinë e klubit”.

“Liverpooli është një klub i madh me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe një menaxher të shkëlqyeshëm. Jam i ngazëllyer që do të dal në të njëjtën fushë me disa prej lojtarëve këtu”.

“Shpresoj se ne mund të kemi një periudhë të suksesshme pasi kjo ka munguar tash e disa vite. Në fund të ditës ju vlerësohen për trofetë dhe si futbollist dëshironi të fitoni sa më shumë që mundeni”, ka thënë Adam. /Telegrafi/