Zyrtare: Kosovare Asllani kalon te City
22/01/2016
26-vjeçarja e cila ka realizuar 80 paraqitje për përfaqësuesen e Suedisë, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2017 dhe së fundmi ka luajtur për ekipin e Paris Saint-Germainit.
E shkathtë dhe e shpejtë, kosovarja ka përvojë në Ligën e Kampionëve, derisa shpesh herë është krahasuar me superyllin Zlatan Ibrahimoviq.
“Ndjehem mirë që jam këtu”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të Cityt. “Jam e mahnitur me klubin dhe mënyrën se si ka krijuar ekipin”.
“PSG-ja është klub i madh dhe kam mësuar shumë prej tyre – ata po tentojnë të bëjnë diçka të ngjashme si këtu. Ky ekip ka potencial dhe ambicie. Ata duan të fitojnë titullin dhe unë dua t’u ndihmoj në këtë aspekt”.


