Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gomez i bashkohet Besiktasit

2016/01/zyrtare-gomez-i-bashkohet-besiktasit_hd.jpg

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, është huazuar nga skuadra italiane Fiorentina në atë turke për një vit.

Pasi arriti shërbimet e sulmuesit të njohur gjerman Mario Gomez, Besiktas e ka mundësinë e blerjes së lojtarit në vitin 2016.

Ka qenë Fiorentina që e ka zyrtarizuar lojtarin duke lëshuar një komunikatë për media.

“Fiorentina ju njofton se sot është arritur marrëveshja me Besiktas A.S për huazimin e Mario Garcia Gomez. Kontrata përfshin edhe mundësinë e transferimit të plotë pas huazimit”, shkruhej në njoftimin e klubit italian. /Telegrafi/