Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gjilani vazhdon bashkëpunimin me Oltion Rapën

2021/05/oltion-rapa-e1622026131501.jpg

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën edhe për një vit me mbrojtësin nga Shqipëria, Oltion Rapa.

Klubi gjilanas ka filluar furishëm fushatën për bërjen gati për sezonin e ri 2021/21 në Superligën e Kosovës.

Pas largimit të disa lojtarëve të panevojshëm, drejtuesit e Gjilanit kanë filluar rinovimin e kontratave të disa tjerëve që i kanë në plane të ekipit.

Pas rinovimit me portierin Enea Koliçi, sulmuesin Gerhard Progni dhe mesfushorët Besar Musolli e Muhamed Useini, Gjilani ka konfirmuar vazhdimin e marrëveshjes edhe me Rapën.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Oltion Rapën edhe për një edicion të radhës”.

“Klubi falënderon Oltionin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /Telegrafi/