Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gjilani njofton se Mezani nuk është më trajner i tyre

2023/09/382724480_1034348970878597_8013850709650284688_n-e1697895948502.jpg
24:"photo by: @Shpend Ahmeti
13:"Shpend Ahmeti

Gentjan Mezani nuk është më trajner i skuadrës së Gjilanit.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekuq që ka njoftuar se me marrëveshja me trajnerin nga Vlora ka përfunduar.

Gjilani ka falënderuar Mezanin për kontributin e dhënë si dhe i ka uruar fat dhe suksese në karrierë.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24.Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta. /Telegrafi/