Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Georgi Dermendzhiev, përzgjedh i ri i Bullgarisë

2019/10/GettyImages-615383604.jpg
266:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 18: Georgi Dermendzhiev the head coach of PFC Ludogorets Razgrad speaks to the media during the PFC Ludogorets Razgrad press conference at the Emirates Stadium on October 18, 2016 in London, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Federata e futbollit të Bullgarisë ka njoftuar zyrtarisht se ish-trajneri i Ludogorets dhe Levski, Georgi Dermendzhiev do të jetë përzgjedhës i ri i kombëtares.

Ky ndryshim vjen pas dorëheqjes së Krasimir Balakov javën e kaluar.

Balakov dha dorëheqjen javën e kaluar pas zemërimit me tifozët vendas, pasi gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2020 kundër Anglisë, bën thirrje raciste.

Georgi Dermendzhiev. (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Bullgaria aktualisht është në vendin e fund të Grupit A, pa asnjë shans për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet verën e ardhshme.

Bullgaria pritet të përballet me një dënim të madh nga UEFA për sjelljet e tyre në ndeshjen e fundit.

Kosova është në grup me Bullgarinë, ku aktualisht e mban vendin e dytë, me 11 pikë, ku ndaj bullgarëve mori një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/