Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e pesë lojtarëve

2019/07/cahill.jpg
260:"LONDON, ENGLAND - MAY 05: Gary Cahill of Chelsea applauds the fans after the final whistle during the Premier League match between Chelsea FC and Watford FC at Stamford Bridge on May 05, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka konfirmuar sot (1 korrik) largimin e pesë lojtarëve nga skuadra, pasi kontrata e tyre ka skaduar.

Skuadra londineze ka konfirmuar se Gary Cahill, së bashku me portierin anglez Rob Green janë larguar nga klubi.

Sulmuesi Gonzalo Higuain, po ashtu, është larguar nga Stamford Bridge, pasi huazimi i tij nga Juventusi ka përfunduar.

Gary Cahill në ndeshjet e tij të fundit si lojtar i Chelseat (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Nga Blutë e Londrës janë larguar edhe portieri Eduardo e Kyle Scott, pasi londinezët nuk kanë shfaqur interesim që t’ua vazhduar kontratat.

Cahill bëri 291 paraqitje për Chelsean, duke shënuar 25 gola. Ndërsa, Green u largua nga skuadra londineze, pasi vendosi që të pensionohej nga futbolli.

Eduardo që ishte i huazuar sezonin e kaluar te Vitesse Arnhem, nuk kishte arritur të debutojë asnjëherë te 'The Blues', gjersa Scott kishte bërë vetëm një paraqitje te skuadra londineze në fitoren 4-0 ndaj Hull Cityt në vitin 2018. /Telegrafi/