Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Buffon nuk e vazhdon kontratën me PSG

2019/06/GianluigiBuffonpershend-e1559749889307.jpg
221:"TURIN, ITALY - MAY 19: Gianluigi Buffon, former goalkeeper of Juventus, greets supporters before the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Gianluigi Buffon nuk do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini për sezonin 2019/2020, la konfirmuar klubi francez.

Ish-portieri i Juventusit e provoi një eksperiencë të re në Ligue 1 në moshë 40 vjeçare, mirëpo ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën që i skadon më 30 qershor.

"Pas bisedimeve të përbashkëta, Paris Saint-Germaini dhe Gianluigi Buffoni janë pajtuar të mos e rinovojnë kontratën e portierit legjendar, e cila skadon më 30 qershor 2019".

“Paris Saint-Germaini është i nderuar që e ka pasur në klub portierin më të madh në histori të futbollit, fitues i Kupës së Botës në vitin 2006 dhe me shumë arritje individuale që nga fillimi i karrierës", thuhet në njoftimin e PSG.

"Klubi njëherësh i uron të paharruarit Gigi gjitha të mirat në projektet personale që e presin në të ardhmen", thuhet në njoftimin e PSG. /Telegrafi/