Zvicra publikon listën me lojtarët e ftuar, kësaj radhe ftohen vetëm dy shqiptarë
274:"DUBLIN, IRELAND - SEPTEMBER 05: Granit Xhaka of Switzerland celebrates the goal of Fabian Schar during the UEFA Euro 2020 qualifier between Republic of Ireland and Switzerland at Aviva Stadium on September 05, 2019 in Dublin, Ireland. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Granit Xhaka dhe Albian Ajeti në grumbullimin e fundit. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images
04/10/2019
Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy takimet e radhës.
Përzgjedhësi i ekipit përfaqësues zviceran, Vladimir Petkovic ka ftuar 23 futbollistë në këtë takim.
Por vetëm dy nga këta janë shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe sulmuesi i Wolfsburg, Admir Mehmedi.
Xherdan Shaqiri përsëri ka mbetur jashtë grumbullimit, ku kësaj radhe për shkak të lëndimit.
Ndërkohë ftesë nuk ka marrë për këto dy takime as sulmuesi prishtinas, Albian Ajeti.
Zvicra për muajin tetor do t’i luaj dy takimet tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Helvetikët fillimisht më 12 tetor luajnë në udhëtim te Danimarka.
Ndërkohë tri ditë më vonë ekipi përfaqësues zviceran do të pres Irlandën. /Telegrafi/


