Please enter at least 3 characters.

Zvicra dhe SHBA-të ndahen baras (Video)

2016/01/zvicra-dhe-shba-t-euml-ndahen-baras-video_hd.jpg

Amerikanët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me një goditje të lirë nga Brek Shea (45’).

Në gjysmën e dytë, mysafirët mbetën me një futbollist më pak pas përjashtimit të Jozy Altidore me karton të kuq (68’).

Në minutat e mbetura, nikoqirët arritën që ta sillnin ndeshjen në nivel. Valentin Stocker ishte golashënues (80’).

Në këtë takim për Zvicrën u angazhuan shqiptarët, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Pajtim Kasami. /Telegrafi/