Please enter at least 3 characters.

Zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Kosovës

2016/01/f.0820140455541_m.jpg

Në Ferizaj thuhet se ka pasur zjarrvënie të qëllimshme dhe është arrestuar një person. E në Sllatinë dyshohet se është e njëjta por ende nuk është arrestuar askush.

Ahmet Zejnullahu, kreu i Agjencisë Pyjore të Kosovës thotë për KosovaPress se personi që është arrestuar në Ferizaj dyshohet se e ka bërë ngase ia kanë bllokuar rrugën masa e druve të prera ilegalisht.

Kështu ai në shenjë revolte ka vënë zjarrin pyjeve, por tashmë ato janë shuar. Ekipet e zjarrfikësve dhe të Agjencisë janë në teren. /KP/