Please enter at least 3 characters.

Zjarri merr një jetë në Prishtinë

2016/01/f.1104040546771_m.gif

Shpërthimi i zjarrit në banesën që gjendet në katin e tretë, dyshohet të ishte shkaktuar nga një bombolë gazi që kishte shërbyer për nxehje.

Pas dërgimit në QKUK, nga plagët e marra ka ndërruar jetë, Taibe Uka, ndërsa djali i saj, Agoni (26 vjeç) është dërguar në spitalin e Shkupit. Bashkëshorti Milaimi (60 vjeç) ende gjendet për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa katër të lënduarit e tjerë janë liruar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kishin dal njësit përkatëse policore, ndihma e parë, zjarrfikësit si dhe eksperti i zjarrit ndërsa vendi ende është duke u siguruar për hetime të mëtutjeshme.