Please enter at least 3 characters.

Zjarr në një burg të Venezuelës, 68 të vdekur

2018/03/rrr.jpg

Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, thanë zyrtarët qeveritarë.

Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, tha se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë.

Zjarri raportohet të ketë shpërthyer pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit, transmeton Evropa e Lirë.

Disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit, besohet të jenë në mesin e të vdekurve.