Zjarr në fabrikën e mobileve në Shkabaj (Video)
07/01/2015
Nga zjarri i shkaktuar fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, por sipas pronarit të kësaj fabrike, konsiderohet se dëmi material është i madh, që vlerësohet deri në 500 mijë euro.
Konfirmimin e zjarrit në këtë fabrikë e ka bërë zyrtari për informim në policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
Ai i ka thënë Kosovapressit se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, por se ende nuk kanë ndonjë raport final.
“Janë marrë të gjitha masat për të fikur zjarrin. Dëmet konsiderohen të jenë të mëdha, mirëpo ende nuk kemi ndonjë raport final. Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.


