Please enter at least 3 characters.

Zidane: Reali ka diçka të veçantë që do ta bëjë Hazardin akoma më të mirë

2019/07/EdenHazardReal-2.jpg
227:"MADRID, SPAIN - JUNE 13: New Real Madrid signing Eden Hazard speaks to media during a press conference after he is unveiled at Estadio Santiago Bernabeu on June 13, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Eden Hazard është emri kryesor i Real Madridit në këtë afat kalimtar, ndërsa Zinedine Zidane pret që ai të përmirësohet akoma më shumë si lojtarë.

Trajneri i Los Blancos e ka krahasuar ardhjen e belgut (28 vjeçar) me kohën kur vet legjenda franceze ishte transferuar nga Juventusi në Santiago Bernabeu në vitin 2001.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

"Atij i duhej një klub si Real Madridi. Ky klub ka diçka të veçantë dhe lojtarët e dinë këtë".

"Unë erdha këtu në moshën 29 vjeçare dhe u përmirësova më shumë, ndërsa diçka e ngjashme do t'i ndodhë edhe atij, sepse ne mendojmë se mund të bëhet akoma më i mirë".

"Tashmë e kemi atë dhe do të nxjerrim maksimumin nga ai", ka thënë trajneri i Los Blancos në një konferencë për gazetarë. /Telegrafi/