Please enter at least 3 characters.

Zidane nuk po bën revolucion, ende po i beson gardës së vjetër në miqësoret e luksit

2019/07/reaaa-e1564047734692.jpg
94:"PARTIDO DE ICC EN EL ESTADIO NRG DE HOUSTON ENTRE REAL MADRID Y BAYERN DE MUNICH. once inicial
13:"ÁNGEL RIVERO

Real Madridi ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar të verës para fillimit të sezonit të ri në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Eden Hazard, Rodrygo, Militao e Luka Jovic janë disa prej lojtarëve që gjatë muajve të kaluar i janë bashkuar skuadrës madrilene.

Megjithatë, Marca ka bërë një artikull kritikues për trajnerin Zinedine Zidane, e cila shkruan se francezi ende po iu beson gardës së vjetër të futbollistëve.

Mbrojtja ende përbëhet nga Marcelo, Carvajal, Ramos e Varane ani pse është transferuar Eder Militao e Mendy.

Gjithashtu në mesfushë dominojnë Luka Modric, Isco e Toni Kross, megjithëse është transferuar Rodrygo, i cili luan si mesfushor sulmues.

Sulmi po i besohet ende Karim Benzemas e Lucas Vazquezit, ku në hije ka lënë Luka Jovicin si dhe Brahim Diazin e Viniciusin.

Ndryshe, Reali raportohet se po përpiqet që të sjellë edhe francezin e Manchester Unitedit, Paul Pogbas. /Telegrafi/