Please enter at least 3 characters.

Zidane: Nuk e imagjinoj Realin pa Varanen

2019/04/Varane-Zidane.jpg
337:"MADRID, SPAIN - APRIL 10: Head coach Zinedine Zidane (L) walks along his players Raphael Varane (L) and Mateo Kovacic (R) a training session ahead of their UEFA Champions LEague quarter final second leg match against Juventus at Valdebebas training ground on April 10, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Raphael Varane po raportohet se do të largohet gjatë verës nga skuadra spanjolle e Real Madridit.
Mbrojtësi francez thuhet se do të provojë veten në një ligë tjetër pas përfundimit të kampionatit të sivjetmë.

Por, i të njëjtit mendim nuk është trajneri Zinedine Zidane, i cili nuk mund t'i imagjinon Los Blancos pa mbrojtësin francez.

Rafael Varane (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Unë nuk dua ta imagjinojë Madridin pa Varane. Ai është ende i ri, ka qenë këtu për shumë vite dhe po punon shumë mirë. Ka shumë gjëra që po thuhet e po e mërzisin, por është pjesë e jetës së lojtarëve".

"Ai nuk më ka thënë asgjë, por gjëja më e rëndësishme është se thotë se luan në klubin më të mirë në botë. Ka fituar shumë dhe kam dëshirë ta mbajë në ekip", tha trajneri francez.

Theksojmë se është raportuar se për shërbimet e kampionit të botës me klube dhe kombëtare kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester United.

Ndryshe, Reali gjatë ditës së nesërme do të takohet në Mestalla me skuadrën e Valencisë. /Telegrafi/