Please enter at least 3 characters.

Zidane: Kujdes në raste tjera me Ronaldon, ai e tregoi veten - ndaj Sevillas fitore e thjeshtë

2017/12/GettyImages-888922174.jpg
282:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF looks on from the bench prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2017 in Madrid, Spain . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka komplimentuar skuadrën e tij për fitoren ndaj Sevillas në Bernabeu.

Trajneri i mbretërve theks të veçantë vë te performanca e Ronaldos, pasi thotë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me të.

Sipas Zidanes, Ronaldo gjithmonë ka ambicie për të shënuar dhe se nuk bën të kritikohket.

"Kjo mund të jetë java e përkryer për të dhe shpresoj se do ta vazhdojë këtë ritëm".

"Unë tashmë kam thënë se duhet të kemi kujdes me të. Nuk e kam thënë pa arsye, sepse unë e njoh atë dhe e di ambicien e tij çdo ditë në stërvitje".

"Ai e di se do të shënojë. Ndonjëherë ai nuk shënon dhe askush nuk është i lumtur, por gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm me të".

"Kur shikoni këtë ndeshje mendoj se kemi kthyer pak formën tonë, është vetëm një ndeshje asgjë tjetër. Mund të jemi të kënaqur sepse pesë gola nuk shënohen lehtë ndaj Sevillas".

"Ne jemi të kënaqru me këtë ndeshje në përgjithësi, ishte me rëndësi që të fitojmë", deklaroi Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/