Zhvillohet takimi Thaçi-Vuçiq-Mogherini
18/07/2018
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim po bëhet për tu konsultuar rreth fazës së fundit të dialogut në mes të dyja vendeve.
Zëdhënësja Komisionit Evropian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kocijançiç, ka qenë ajo e cila ka publikuar fotografitë nga takimi i cili ka filluar ndërmjet Mogherinit Thaçit e Vuçiqit.
Para këtij takimi të përbashkët Mogherini ka zhvilluar takime ndaras me delegacionin kosovar dhe atë serbë. /Telegrafi/


