Please enter at least 3 characters.

Zhduken tre të mitur në Maqedoni, policia është vënë në lëvizje për gjetjen e tyre

2016/01/gjenden-dy-t-euml-miturat-e-zhdukura-shfryt-euml-zoheshin-seksualisht_hd.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se në 48 orët e fundit janë zhdukur tre persona të mitur të moshës 15 deri 16 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë mëngjesit të hershëm R.K (47) nga Tetova ka raportuar se e bija 16 vjeçare e tij është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk kanë informacione se ku gjendet.

M.A nga Kumanova ka paraqitur se nga shtëpia është larguar i biri 16 vjeçar i tij. Nuk ka dijeni se ku mund të jetë dhe rasti është raportuar në polici.

U.A (41) nga Strumica ka raportuar se e bija 15 vjeçare e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Janë marrë masa për gjetjen e tre të miturve./Telegrafi/