Please enter at least 3 characters.

Zhbllokohet rruga Kumanovë-Shën Nikollë

2017/01/bora-3.jpg

Aksi rrugor Kumanovë-Shën Nikollë i cili ishte në ndalesë për shkak të borës, prej orës 4:50 të mëngjesit është e kalueshme për të gjitha llojet e makinave, njofton LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kalimin Pletvar, di dhe në akset Mavrovë-Dibër akoma vazhdon ndalesa për lëvizjen e makinave të rënda. Ndërkaq komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe në mbetje të borës. Ekipet e "Rrugët e Maqedonisë" janë në terren për të intervenuar në raste të ndryshme./Telegrafi/