Zgjodhi këpucët më të papërshtatshme, të dilte në rrugën me ngrica (Video)
27:"© Newsflare/Hannah_Cambell
01/01/2018
Britania e Madhe është përfshirë nga temperaturat e ulëta, që kanë bërë shumë njerëz të mbyllen në shtëpi, shkaku i rrugëve me akull dhe ngrica.
Kështu do duhej të vepronte edhe një i ri nga West Midlands, apo të gjente një palë këpucë më të përshtatshme, transmeton Telegrafi.
Pasi i rrëshqisnin shumë, u detyrua të qëndronte me këmbë e duar, por sërish e kishte të kotë qëndrimin si duhet.
Megjithatë, dukej se ishte në humor të mirë dhe qeshte së bashku me shoqëruesit që dëgjoheshin në sfond. /Telegrafi/


