Zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it në Tiranë
29/03/2011
Këshilltari i lartë zgjedhor pranë zyrës së OSBE-së dhe njëkohësisht kreu i vëzhguesve Jonathan Stonestreet theksoi se më 4 nëntor OSBE/ODIHR-i ka marrë një ftesë nga qeveria shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet vendore. Sipas tij, ftesa u pranua dhe në këtë kuadër u vendos që të vinte një mision i plotë dhe afatgjatë në Shqipëri.
Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it theksoi se misioni i vëzhguesve nuk do të monitorojë vetëm procesin zgjedhor, por edhe median dhe sidomos transmetuesin publik. Gjithashtu do të zhvillohen edhe takime me aktorët kryesorë të politikës në vend./Telegrafi/


