Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet, partitë shqiptare dhe koalicionet

2016/01/f.0413200753699_m.jpg

Ketë e ka konfirmuar të mërkurën në mënyrë indirekte kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi. Në pyetjen se a është takuar me Rufi Osmanin, dhe sa ka të vërtetë se kanë arritur marrëveshje për koalicion pas zgjedhore, Thaçi tha: “Me shumë njerëz dhe udhëheqës të grupeve opozitare jemi takuar, nuk jemi marrë vesh, për të qenë i sinqertë me opinionin, por e kemi lënë një ‘time-out’, mos shkojmë më tutje që të prishemi krejt, që mundësisht të merremi vesh pas zgjedhjeve, se po të vazhdonim më tutje kishte shanse që të prishet projekti”.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani, i cili që nga fillimi ka paralajmëruar se është i gatshëm për koalicion pas-zgjedhor me te gjitha subjektet shqiptare, të mërkurën ka mohuar të jetë takuar me kryetarin e PDSH-se.

“Jo, unë nuk kam realizuar kurrfarë takimi me zotin Thaçi. Unë i ngeli besnik qëndrimit tim publik se jam për atë që ne të bëjmë një pakt, të gjitha partitë politike shqiptare për zgjedhje fer dhe të lira, ndërsa pas zgjedhjeve dy partitë më të mëdha me më shumë mandate politike të jenë bashkë ose pse jo të gjitha partitë dhe në këtë mënyrë të ndërtojmë një pozicion të fuqishëm politik të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament dhe në qeveri, si i vetmi mekanizëm që çështja shqiptare që është një çështje ende e hapur në Maqedoni të mund të merr rrugëzgjidhje. Thjeshtë oferta jonë vlen për të gjithë pavarësisht se dikush sot është në pozitë ose është në opozitë”, tha Osmani,

A do te ketë koalicion PDSH-RDK pas zgjedhjeve mbetet te shihet, megjithatë se një gjë e tille është e mundur paralajmërojnë edhe nga BDI.

“Nuk do mend se ideja për një opozitë të bashkuar për t’i konkurruar BDI-së, e cila opozitë do të bashkonte edhe rivalët më të ashpër politikë, të cilët realisht kanë një ‘background’ të përbashkët politik, vetëm se dëshmon dhe flet për fuqinë që ka BDI dhe për faktin se është në fakt konkurrenti kryesor për të fituar edhe një mandat qeverisës për Qeverinë e ardhshme”, tha Ermira Mehmeti Devaja, deputete e BDI-së.

Mehmeti në takimin me gazetarët ka paralajmëruar se “BDI do të ofrojë aleancë që në vete do të ngërthejë integrimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, kjo me qëllim që të mos fragmentohen votat shqiptare”. /Alsat-M/Telegrafi/