Zgjedhjet në Shqipëri: PS kryeson - bindshëm (Foto/Video)
Numërimi i votave ende vazhdon. Por, bazuar në rezultatet e deritashme, fitues del të jetë koalicioni i majtë, i cili dominon në të gjitha qarqet e Shqipërisë, pos të Kukësit.
Më poshtë mund të shihni rezultatet e ofruara nga portali shqiptarja.com, nga 3400 kuti (nga gjithsej 5508), si dhe nga portali albeu.com.
Kreu i Partisë Socialiste, në daljen e parë për publikun gjatë ditës së sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më e thellë nga sa duket.
Megjithatë Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve, deputetëve që të jenë të presin dhe të jenë të përgjegjshëm deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi.
Po ashtu Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë, raporton Top Channel.
"I dërgoj një mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot është koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqipërisë duke bashkëpunuar në çdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërinë e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengesë. Të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Është detyrim i barabartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces", tha Rama. /Telegrafi/


