Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet ia pamundësojnë Haradinajt pjesëmarrjen në Samitin V4 dhe WB6 në Çeki

2019/07/haradinaj-1.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar se nuk do të jetë pjesë e Samitit të V4 dhe WB6 në Çeki, shkaku i zgjedhjeve që pritet të mbahen në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka dërguar letër kryeministrit të Çekisë, Andrej Babis ku i ka shprehur falënderimet për ftesën që i ka dërguar për të qenë pjesë e këtij Samiti.

Postimi i plotë:Të nderuar qytetarë,Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues. /Telegrafi/