Please enter at least 3 characters.

Zeneli shkëlqen para përzgjedhësit, gol e asist në fitore

2016/01/zeneli-shk-euml-lqen-para-p-euml-rzgjedh-euml-sit-gol-e-asist-n-euml-fitore_hd.jpg

20-vjeçari i cili aktivizohet tek gjiganti suedez Elfsborg, ka shkëlqyer në ndeshjen përballë AIK-ut e fituar me rezultat të ngushtë 3-2, transmeton Telegrafi.

Arbri ka qenë më meritori për këtë fitore pasi ka asistuar tek goli i dytë, ndërsa ka arritur të shënoj golin e fitores për verdh e zinjtë.

Telegrafi mëson se në këtë takim ka qenë në tribuna përzgjedhësi Albert Bunjaku duke e parë nga afër atë, dhe sipas të gjitha gjasave ai ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë ka shfaqur Zeneli.

Zeneli ka luajtur për Përfaqësuesen U19 të Suedisë, ndërsa ai si duket do të jetë prurja e re e Bunjakut te Kosova.

Në katër ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit suedeze Arbri ka shënuar tre gola. /Telegrafi/