Please enter at least 3 characters.

Zelensky paralajmëron se detajet e formulës së paqes do t’i prezantojë nesër

2023/09/1-208-e1695151288448.jpg
161:"Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy addresses the 78th Session of the U.N. General Assembly in New York City, U.S., September 19, 2023. REUTERS/Caitlin Ochs
7:"REUTERS

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë vitit të kaluar pati prezantuar dratin e formulës së paqes në Ukrainë.

Ndërkaq sot duke folur para liderëve botërorë në po të njëjtën Asamble në New York, tha se do të zbulojë detaje të planit në Këshillin e Sigurimit gjatë të mërkurës.

Sipas tij më shumë se 140 vende dhe organizata ndërkombëtarë e kanë mbështetur plotësisht ose pjesërisht formulën për paqe, transmeton Telegrafi.

"Formula ukrainase e paqes po bëhet globale. Ajo është e gatshme të ofrojë zgjidhje dhe hapa që do të zgjidhin të gjitha format e armatimit që Rusia ka përdorur kundër Ukrainës dhe vendeve të tjera", theksoi Zelensky në New York.

Gjithashtu bëri të ditur se Rusia po e shfrytëzon si “armë”, mungesën globale të ushqimit dhe krizën e energjisë.

Presidenti ukrainas tha para të pranishmëve, se Rusia po rrëmben fëmijët ukrainas dhe po i mëson ata të urrejnë vendin e tyre. /Telegrafi/